Fino: Nëse fitoj, do i dedikohem 24 orë futbollit dhe do të heq dorë nga mandati i deputetit

2018-05-10 0

Bashkim Fino, kandidat për President të Federatës Shqiptare të Futbollit ishte i ftuar në emisionin Repolitix të drejtuar nga Denis Minga në REPORT TV. Deputeti socialist deklaroi për herë të parë se nëse do të votëbesohet në postin e Presidentit të FSHF do të heqë dorë nga mandati i deputetit, ndërsa në krye të qeverisë së futbollit shqiptar synon që të qëndrojë 8 vite.
?Jam gati që pas datës 7 shkurt nëse do të votëbesohem do i dedikohem 24 orë futbollit dhe do të heq dorë nga mandati i deputetit. Edhe pse nuk më pengon asgjë ligjërisht, unë do të heq dorë nga mandati. Dua të them që në platformën time do të bëj një propozim që më shumë se dy mandate për një person në krye të FSHF janë shumë. Kam dëshirë për të qëndruar dy mandate në krye të FSHF nëse do të zgjidhen? deklaroi ai.

Por në datë 7 Shkurt nuk do të zhvillohet garë vetëm për Presidentin e FSHF, por edhe për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv. Bashkim Fino zbuloi disa nga emrat që ka biseduar me klubet dhe që janë propozuar për të garuar. ?Ka personalitete si Dhori Sollaku, Eduard Prodani, Redi Jupi, Gëzim Podgorica, Artan Shyti, apo emra të tjerë që i kanë propozuar këto klube?tha ai.

Free Traffic Exchange