Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tre persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohen për mashtrime kompjuterike dhe fshehje të të ardhurave.
Në kuadër të operacionit të koduar ?Dream box" u arrestuan Kristo Taka, 45 vjeç, lindur në Borsh Sarandë dhe banues në Tiranë, Valer Pinderi, 31 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë dhe Benard Xhuti, 45 vjeç, lindur në Mamurras dhe banues në Tiranë.
Policia sqaron se "arrestimi i tyre u bë për veprën penale ?Mashtrimi Kompjuterik", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Shkelja e të drejtave të pronësisë industruiale"
Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan;
? 57 aparate Dream box dhe Smart box.
? Një automjet tip Volkswagen Pasat AA 294 CG
? 180.000 lekë të vjetra dhe 3 USB.
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/arrestohen-3-persona-mashtrim-kompjuterik-dhe-fshehjen-e-te-ardhurave