http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dorëzohet pranë qeverisë kërkesa zyrtare për ndërtimin e aeroportit të dytë kombëtar në Shqipëri. Lajmin e konfirmoi Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Sipas propozimit, aeroporti mendohet te ndërtohet ne zonën e Akernise ne Vlorë. Oferta është paraqitur nga një konsorcium i tre kompanive: Cengiz Construction; Kalyon Construction dhe Kolin Construction. Sipas Ministrisë, shumë shpejt do të ngrihet një grup i posaçëm që do shqyrtojë aspektet teknike të propozimit. Për lajmin ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.
Në një status në facebook ai shkruan: Kemi kërkesën zyrtare për investimin e madh strategjik të aeroportit të ri kombëtar të Vlorës! Deri në qershor hapja e kantierit. Aeroporti i ri mund të shtrohet në zonën e ish-bazës ushtarake ajrore të Akërnisë, dikur ish-shkolla e Aviacionit Ushtarak.