Rudina/ Vellai i Dr. Florit flet per “Beso”: Kam nisur te punoj disa here, por... (17.01.2018)

2018-05-10 1

Realizimi i projektit ?Beso?, si rikthim i ?Ëest Side Family? është pritur me mjaft kuriozitet nga publiku dhe padyshim fansat. Një pjesë e tekstit të kësaj kënge është shkruar nga Dr.Flori i cili ia dedikonte këtë këngë djalit të tij Danielit, por ndarja e parakohshme nga jeta e këngëtarit la në mes projektin.
Por, sot të gjithë bashkë duket se ia kanë dalë më së miri.
Alban Kondi vëllai i Dr. Florit përmes një videomesazhi në studion ?Rudina? tregoi se sa të vështirë e ka patur të punojë për këtë këngë.
??Beso? ishte kënga e fundit që Flori ishte futur për të regjistruar dhe që mbeti në mes. Unë kam nisur të punoj, por kisha një ngërç të madh emocional. Falë energjisë së çunave dhe këmbënguljes dhe premtimit për ta çuar deri në fund, ja ku është sot. Shpresoj që kjo të mos jetë e fundit, por kjo do ti mbetet kohës?, tha përmes videomesazhit vëllai i Dr. Florit, Alban Kondi.
Ndërkohë pas videomesazhit të Alban Kondit Landi Hysi tha se ata nuk do ndalen por do të risjellin Dr.Florin përmes çdo materiali që ai ka lënë.
?Për sa kohë do të kemi materiale ne do të punojmë dhe do ta risjellim Dr. Florin pasi duam ta mbajmë gjatë dhe pranë publikut pasi e dimë që edhe publiku e do? tha Landi Hysi.

Free Traffic Exchange