Dosja “Kurum” në gjykatë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-10 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV


Prokuroria e Elbasanit dërgoi ne Gjykate dosjen e kompanisë Kurum ish-administratorit të saj si dhe drejtorit të blerjeve pas dyshimeve të mashtrimit dhe pastrimit të parave.



Dy ish drejtuesit e lartë Koray Zeytinoglu dhe ish-Drejtori i Skrapit, Yucel Aksu dyshohej se kishin krijuar një skemë mashtruese me rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar me dëm ekonomik ndaj shtetit në vlerën e 1.5 milionë dollarëve.



Gjithashtu, po me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, gjykata vendosi sekuestro mbi llogaritë bankare të kompanisë Kurum.



Ish-administratori i kompanisë dhe ish-Drejtori i Skrapit, nëpërmjet faturave fiktive, deklaruan se kishin kryer aktivitet shit-blerje në vitin 2011 me disa kompani të tjera, të regjistruara në qytetin e Laçit. Në aty kohë gjykata pranoi masën e arrestit për këta dy persona ku në pranga ra vetëm ish administratori ndërsa Ish-Drejtori i Skrapit, Yucel Aksu,u shpall në kërkim pasi rezulton të jetë larguar Shqipëria.



Për sa i përket kompanisë Kurum prokuroria e akuzon ate për mashtrim e pastrim parash.



Sipas organit të akuzës Gjatë vitit 2011, shoqëria tregtare ?Kurum International? ka kryer aktivitet fiktiv të blerjes së lëndës skrap, nga 4 shoqëri tregtare të cilat figurojnë si palë shitëse.



Të gjitha faturat tatimore të shitjes së skrapit për vitin 2011, rezultuan të falsifikuara.

Free Traffic Exchange