Ora News - Basha pret arbëreshët e Puglias: Pranë jush për ruajtjen e gjuhës dhe zakoneve

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në 550 vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, priti një delegacion të arbëreshëve në Puglia.

Kreu i opozitës u shpreh se Skënderbeu simbolizon identitetin europian të shqiptarëve dhe Partia Demokratike do t?i gjendet arbëreshëve për të mbajtur gjallë vlerat e këtij komuniteti, ruajtjen e gjuhës dhe zakoneve.

Basha: Me këtë rast dua t?i uroj të gjithë arbëreshëve në Itali, urimin e çdo bashkëkombasi në këtë vit të shënuar, përvjetor të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit, që të kujtojmë dhe të nderojmë vlerat e përbashkëta shqiptare, që janë vlerat europiane, të lirisë, të demokracisë, të dinjitetit individual dhe së bashku të punojmë që ëndrrën e Gjergj Kastriotit, ëndrrën e rilindësve kombëtarë, që është edhe testamenti politik i Partisë Demokratike, Shqipërinë europiane, Shqipërinë e vlerave europiane, ta bëjmë realitet një orë e më parë.

Kryetari i Komunës së Chieuti-t, Diego Iacono, theksoi se komuniteti arbëresh vijon të ruajë dhe të mbrojë këtë pasuri, si origjinë e identitetit dhe kulturës shqiptare.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-pret-arbereshet-e-puglias-prane-jush-ruajtjen-e-gjuhes-dhe-zakoneve

Free Traffic Exchange