Ora News - Në gjyq administratori dhe drejtori i KURUM, zbardhet mashtrimi me blerjen e skrapit

2018-05-10 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokuroria e Elbasanit dërgon në Gjykatë dosjen ndaj shoqërisë KURUM, administratorit dhe drejtorit të shitjes pasi akuzohen se gjatë vitit 2011- 2012 kanë organizuar dhe zbatuar një skemë mashtruese lidhur me blerjen e lëndës skrap."

Administratori i KURUM, Koray Zeytinoglu, shtetasi turk me shtetësi shqiptare akuzohet për mashtrim dhe pastrim të produkeve të veprës kriminale.

"Koray Zeytinoglu, i datëlindjes 17.06.1977, me shtetësi turke dhe shqiptare, i cili ka patur detyrën e Administratorit të shoqërisë tregtare ?KURUM INTERNATIONAL? SH.A, gjatë vitit 2011 - 2012 akuzohet

për - ?Mashtrim? të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, dhe me pasoja të rënda, të parashikuar nga neni 143, pikat 2 dhe 3 të K.Penal,

-?Pastrimit të produkteve të veprës penale?, të kryer gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, në bashkëpunim, më shumë se një herë, dhe me pasoja të rënda, të parashikuar nga neni 287, pika1, gërma (a), dhe pika 2, të K.Penal.

Ndërkohë drejtori i Blerjeve të kësaj shoqërie tregtare, Yücel Aksu, të shoqërisë tregtare ?KURUM INTERNATIONAL? SH.A, me shtetësi turke dhe shqiptare akuzohet për "Mashtrim? të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, dhe me pasoja të rënda, të parashikuar nga neni 143, pikat 2 dhe 3 të K.Penal. Bëhet fjalë për vitin 2011- 2012.

Skema e mashtrimit

Prokuroria informon: "Nga hetimet e kryera nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka rezultuar e provuar se, përgjatë dy viteve 2011-2012, të pandehurit Koray ZEYTINOGLU dhe Yücel AKSU, duke vepruar përkatësisht në detyrën e Administratorit dhe Drejtorit të blerjeve të shoqërisë ?KURUM INTERNATIONAL? SH.A, kanë organizuar dhe zbatuar një skemë mashtruese lidhur me blerjen e lëndës skrap."

Dy të pandehurit Yücel AKSU dhe Koray ZEYTINOGLU, në cilësinë e përfaqësuesve të shoqërisë ?KURUM INTERNATIONAL? SH.A, përkatësisht, kanë nënshkruar dhe më pas depozituar, të dhënat mbi këto fatura tatimore të falsifikuara, pranë Drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj Tiranë, dhe mbi bazën e këtyre dokumenteve të falsifikuara shoqëria ?KURUM INTERNATIONAL? SH.A ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga skema e rimbursimit me TVSH-në.

Për më shumë lexoni në:http://oranews.tv/article/shkon-ne-gjykate-dosja-e-administratorit-turk-te-kurum