Mbetet mister krimi i ndodhur në Zvicër ku u vranë dy motrat nga Lezha dhe vrasës ishte bashkëshorti i motrës së madhe. Pas mbërritjes së kufomave në familjen e prindërve të dy vajzave, familjarët e tyre janë të shokuar për ngjarjen dhe nuk kanë asnjë motiv për të cilat të kenë dyshime për atë se çfarë ka ndodhur.
Besmir Frroku, djali i xhaxhait të viktimave, ka folur për mediat duke vijuar të ngrejë supet rreth pyetjes së përse ndodhi krimi. ?Dhimbja për familjen tonë është e madhe, veç urojmë që zoti të na japë forcë për ta përballuar. Gjej rastin të falenderoj disa familje zvicerane, qeverinë zvicerane, dhe Ministrinë e Jashtme për ndihmën e dhënë për të na lehtësuar dhimbjen me sjelljen në Shqipëri të dy motrave tona në një kohë shumë të shpejtë.