Ora News - Integrimi, Bushati: Cilësia dhe shpejtësia e reformave do të na afrojnë me BE

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Reforma në drejtësi është kyçe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, por për Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati rëndësi duhet t`i kushtohet edhe forcimit ekonomik. Në konferencën për bashkëpunimin territorial Bushati tha se Ballkani Perëndimor duhet të përfitoj më shumë nga programet e BE me synim përafrimin e rajonit me pjesën tjetër të Europës.

Bushati: Forcimi ekonomik i rajonit tonë dhe integrimit të tij në pjesën tjetër të Evropës kërkon një të menduar kreativ dhe strategjik të vet komisionit për përfshirjen e vendeve tona në më shumë programe dhe instrumente financiarë komunitarë kryesisht në ato fusha ku impakti është i menjëhershëm, i qëndrueshëm dhe i shumëfishtë.

Për Shefen e delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri Romana Vlahutin, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të shfrytëzojnë më shumë strategjitë rajonale të Bashkimit Evropian.

Vlahutin: Shqipëria ka përfituar 33.2 milionë euro për projekte me Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë dhe 148 milionë euro për projekte me Italinë. Diçka që ne po përpiqemi të korrigjojmë është mungesa e ndërgjegjësimit për mundësitë e financimit të programeve të BE, qytetarët nuk kanë informacion dhe kanë vështirësi në aplikim.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/integrimi-bushati-cilesia-dhe-shpejtesia-e-reformave-do-te-na-afrojne-me-be