Ora News - Braçe: Jap dorëheqjen nëse Gina ka nisur hetim për Sejdinin

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti i Partisë Socialise Erjon Braçe ka deklaruar se ish-prokurori i Elbasanit, Dritan Gina gjatë kohës që ka qenë drejtues i Organit të Akuzës ka akuzuar policët për tentativë vrasje.

Gjatë zhvillimit të Komisionit të Ekonomisë, Braçe u shpreh gjithashtu se Gina ka nxjerrë vrasësit nën akuzën e tejkalimit të vetëmbrojtes.

Deputeti socialist nënvizoi se nëse prokurori Gina ka bërë procedim penal për kryetarin e Bashkisë së Elbasanit, do të japë dorëheqje si kryetar i Komisionit të Ekonomisë.

Erjon Braçe: ?Nëse ju më thoni që ky prokurori i Elbasanit, ky i famshmi prokurori i Elbasanit që në dijeninë time, qofsha unë i gabuar, ka nxjerrë policët në tentativë vrasje dhe vrasësit i ka nxjerrë nën akuzën e tejkalimit të vetëmbrojtes, ka regjistruar procedim penal për Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit unë jap dorëheqjen.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/brace-prokurori-gina-ka-akuzuar-policet-tentative-vrasjeje

Free Traffic Exchange