http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në katër vitet e ardhshme, situata e rrugëve në vend do të ndryshojë plotësisht. Premtimi është bërë nga kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me kompanitë e mirëmbajtjes. Shefi e qeverisë pranoi se thuajse te gjitha akset kombëtare nuk plotësojnë standartet e Bashkimit Evropian sa i takon sigurisë.
Rama u ndal tek disa prej investimeve me të rëndësishme qe do te realizohen per te bere rrugët funksionale.
Kryeministri nuk kurseu akuzat për Drejtoritë e Rrugëve, e cila sipas tij ka bere shkelje te renda. Ai lajmëroi se ky institucione do te shndërrohet ne nje agjenci.
Shefi i qeverise kërkoi nga kompanitë e mirëmbajtjes qe të japin garanci për reagimin e shpejtë dhe efikas në çdo situatë, me qellim qe te mos ketë bllokime te rrugëve.
Rama tha se kompanitë e mirëmbajtjes duhet të jenë një garanci për reagimin e shpejtë dhe efikas në çdo situatë.