http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Autoritetet kosovare duhet të hetojnë e të zbardhin autoret e ekzekutimit të liderit politik të serbëve të Kosovës Oliver Ivanoviç. Zëvendëskryeministri i Maqedonisë Bujar Osmani, tha për Vizion Plus, se vrasësit nuk kanë etni, por emër të përveçëm.
Për Osmanin, vendet e rajonit duhet të orientohen drejt integrimit evropian, pa të cilët BE nuk do të jetë i plotë.
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë e konsideron një hap të madh përpara miratimin e ligjit për gjuhën shqipe në Parlamentin e Shkupit.
Mbledhja e përbashkët e qeverisë shqiptare dhe ajo maqedonase, dhjetorin e kaluar në Pogradec vendosi piketat në forcimin e marrëdhënieve ekonomike, infrastrukturore, kulturore mes dy vendeve, çka konsiderohen si pikënisje e një raporti shumë më pozitiv mes dy vendeve.