Ora News - Pastrohet bregu i lumit në urën e Goricës, Sinaj: Nuk ka më përmbytje

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sa herë që prurjet e Lumit Osum shtoheshin dhe vërshonin jashtë shtratit, banesat e para të lagjes Goricë por edhe pedonalja rrezikoheshin nga përmbytja. Por prej tre javësh punë, kryetari i Bashkisë Berat ka marrë masat e duhura duke pastruar krejtësisht mbetjet dhe në rast reshjesh intensive uji të rrjedhë brenda shtratit të lumit.

Petrit Sinaj: ?Me këtë lloj pastrimi ne kemi bindjen, sipas edhe specialistëve tanë që rritet kapaciteti i përçuarjes së ujit poshtë urës së Goricës dhe duke rritur vëllimin e kalimit të ujit në këtë segment nuk do të kemi përmbytje.?

Sipas kryetarit i bashkisë, pastrimi do të vijojë dhe në pjesën tjetër të shtrirjes së lumit, në ato zona ku nuk është ndërhyrë prej vitesh dhe mbetjet kanë krijuar ishull në mes të lumit.

Petrit Sinaj: ?Po presim që një projekt i hartuar para disa kohësh të bëhet realitet, për rehabilitimin përfundimtar të lumit Osum por gjithashtu të ketë siguri për të gjithë bizneset që janë në pedonale dhe që përmbyten nga shtimi i sasisë së mbetjeve në këtë segment.?

Nga ana tjetër ai premtoi se zona e përfituar nga ky pastrim do të kthehet shumë shpejtë në një vend agërtimi për fëmijët e lagjeve muzeale ?Mangalem? dhe ?Goricë?.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/pastrohet-bregu-i-lumit-ne-uren-e-gorices-sinaj-nuk-ka-me-permbytje

Free Traffic Exchange