Report TV - KLP dhe KLGJ, Gjonçaj prezanton në Komisionin e Ligjeve raportin për kandidatët

2018-05-10 0

Komisioni i Ligjeve është mbledhur sot për kandidaturat e paraqitura për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor, dy nga institucionet më të rëndësishme këto të krijuara nga Reforma në Drejtësi.

Ka rezultuar se për KLP, 5 kandidatë nga trupa e pedagogëve plotësojnë kushtet dhe 3 kandidatë nga Shoqëria Civile. Sekretari i Përgjitshëm i Kuvendit, Genc Gjonçaj ka bërë sot raportimin për vlerësimin e kandidatëve për KLGJ & KLP. Gjonçaj sqaroi se Kuvendi ka kualifikuar dy kandidatë nga Shoqëria Civile të cilët i kishte përjashtuar ONM.

"Sa i takon anëtarit të Shoqërisë Civile në KLP, janë kualifikuar dy kandidatë që i kishte përjashtuar ONM. Kemi argumente ligjore për këtë. Analiza e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit ka qenë më e thelluar edhe se vetë nga, ndaj ka pasur vlerësim ndryshe nga ONM dhe pikëzim jo të njëjtë me të me kandidatët. Raporti im nuk është përjashtues.