Dite e Re - Mjeku popullor Hysni Dankshi: Ja trajtimi ideal për të luftuar gripin

2018-05-10 25

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mjeku popullor Hysni Dankshi i ftuar në emisionin Ditë e Re ka treguar disa mënyrë për të luftuar viroza e stinës.

Dr. Dankshi tha se çaji i trëndafilit të egër është një kurë popullore mjaft e efektshme për të larguar gripin pasi ka përmajtje të lartë të vitaminës C.

Hysni Dankshi: ?Në fazat e temperaturës, të gripit, të etheve apo të ftohjes përdoret çaji i trëndafilit të egër që është i përkryer. Është kundra sëmundjeve virusale, lufton virozat, ul temperaturën.

Kur ke humbje të oreksit, çaji i trëndafilit të egër të shton oreksin sepse ka vitaminën C më shumë se çdo preparat tjetër. Trëndafilat e egër duhet të mblidhen në mal, jo çaji me bustina. Me përdorimin e këtij çaji gripi për 3 ditë largohet sepse ul temperaturën, rrit imunitetin, rezistencën shton vitaminën C.

Njerëzit nuk e vlerësojnë shumë por ka shumë vitamin C. Kur njerëzve u ikën oreksi nga stresi, mërzia, hallet e problemet çaji ua shton.?

Jo vetëm çaji i trëndafilit, por edhe çai i sherebelës është shumë i rëndësishëm për virozat e stinës.

Hysni Dankshi: ?Kur kalon nga gripi në ftohje dhe në kollë atëherë mund të përdorim çajin e sherebelës. Sherebela eleminon djersitjen e tepërt dhe ndihmon për ftohjen dhe kollën.

Çaji i sherebelës ka edhe funksone të tjera.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/mjeku-popullor-hysni-dankshi-ja-trajtimi-ideal-te-luftuar-gripin