Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për prostitucion, plagosje dhe armëmbajtje pa leje është arrestuar nga Policia e Elbasanit. Në pranga ka rënë shtetasi Artur Llupa, i cili përdorte dhe disa emra të tjerë në shtetin fqinj, Itali, për të fshehur gjurmët gjatë kryerjes së veprave kriminale.
Policia bën me dije se 49-vjeçari Llupa, banues në Elbasan, njihej njëkohësisht dhe si alias Luan Tabaku alias Robert Cani. Kapja e këtij shtetasi u bë në rrugë, në Lagjen "5 Maji" Elbasan.
Ky shtetas më datë 16.01.2018 ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, Itali, pasi:
Autoritetet Gjyqësore në Torino, Itali, me vendim nr. 492/2016/SIEP, datë 07.12.2017 e kanë dënuar me 6 vjet e 6 muaj burgim, për kryerjen e veprave penale të ?Shfrytëzim Prostitucioni?, ?Plagosje? dhe ?Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit? parashikuar nga nenet 110, 582, 585, 587, 648 të Kodit Penal Italian dhe ligjit nr. 286/1998.