Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Çështja e reagimit të banorëve të Mirditës mbi vendosjen e flamurit turk në një hidrocentral mbi lumin Fan ka shkaktuar debate në studion e "360Gradë" në Ora News. Gazetari Kastriot Myftaraj thotë se Mirdita është zgjedhur qëllimisht për provokim, ndërsa koordinatori i projektit të hidrocentralit, Altin Kodra thotë se Mirdita është zgjedhur për shkak të potencialeve të lumit Fan.
Kodra: Në atë projekt kanë punuar mbi 1200 persona dhe nga ata mbi 80% janë shqiptarë. Kompania turke ka për qëllim biznesin, vëllazërimin.
Myftaraj: Kinezët kanë bërë hidrocentrale më të mëdha dhe nuk kanë vënë flamurin e tyre. Në këtë rast kemi të bëjmë me të parin rast me ekspozim monumental të një flamuri të huaj. Mirdita u zgjodh qëllimisht për provokim. Kjo kompani nuk vjen nga Norvegjia por nga një shtet ku gjërat nuk janë aq të ndara me shërbimet e fshehta.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/flamuri-turk-ne-hec-n-e-mirdites-myftaraj-u-zgjodh-provokim-kodra-u-zgjodh-fanin