Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në Tiranë me disa degë të partisë në kuadër të organizimit të protestës së 27 janarit kundër qeverisë. Lideri i PD, akuzon qeverinë se në mënyrë të papranueshme po heq familjarët e ish të përndjekurve politike nga e drejta e ligjshme dhe morale e dëmshpërblimit.
Basha tha se Arben Ahmetaj dhe Edi Rama do t?u ndërpresin dëmshpërblimin të përndjekurve, kur një ditë më parë i kanë paguar vetës për inceneratorin e Fierit 823 mijë euro. Basha tha se PD do të qëndrojë kundër çdo përpjekje te qeverisë për heqjen e dëmshpërblimit dhe u bëri thirrje familjeve të ish të përndjekurve dhe pronarëve të bashkohen me opozitën në 27 janar.