Report TV - Administrativja rrëzon padinë e Gashit ndaj Markut

2018-05-10 0

Gjykata Administrative ka rrëzuar padinë e Rovena Gashit kundër kryeprokurores Arta Marku. Prokurorja Gashi paditi Markun, pasi kjo e fundit e shkarkoi nga detyra e drejtores së njësisë së dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme.
Pas vendimit të gjykatës, avokati i prokurores Gashi foli për media, duke deklaruar se do të ankimojë vendimin. Avokati Çlirim Gjata tha se Gashi është shkarkuar pa asnjë motivacion, duke shtuar se as në kohë të diktatorit Enver Hoxha nuk ka pasur shkarkime të tilla. Sipas tij, as një pastrues nuk mund të shkarkojë kryeprokurorja pa motivacion dhe jo më një drejtoreshë.

"Me kompetencë të plotë ligjore nuk kam parë ndonjëherë akt administrativ më të paligjshëm dhe më antikompetent. Është shkarkuar një drejtore e Drejtorisë pa asnjë motivacion. Ka rrezik që as në kohën e Enver Hoxhës të keni shkarkim detyre pa motivacion. As një pastrues nuk mund të shkarkojë kryeprokurorja pa motivacion jo më një drejtoreshë Drejtorie", tha Gjata.