Ora News në fshatin e Vlorës ku ndodhi vrasja e dyfishtë, zbardhen debatet mes të rinjve para krimit

2018-05-10 9

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kamera e Ora News ishte në Gjorm të Vlorës, fshatin ku një natë më parë u vranë dy burra që sot u përcollën në banesën e fundit. Situata atje ishte e tensionuar dhe nën monitorim nga forcat e policisë. Ndërkohë shkaqet e ngjarjes mes Mariglen Memës dhe Artion Shenajt mbeten të panjohura.

E marta ishte një ditë zie në Gjorm të Vlorës, aty ky mbrëmjen e së hënës vdiqën dy burra.

Fillimisht u përcoll në banesën e fundit Mariglen Memaj dhe më pas Artion Shenaj, personi që vrau dhe më pas u vetëvra.

Fshati është ndarë mes dy morteve, ndërsa forca të policisë qëndrojnë në ato pak metra që ndajnë banesat e dy fiseve.

Në ditë të vështirë, dy familjet nuk pranuan të hapin dyert edhe për kamerat, por jashtë tyre mohojnë konfliktet mes tyre, por ngrenë dyshime se ngjarja mund të ketë qenë e nxitur nga të tretë dhe Shenaj ka qenë vetëm ekzekutori që më pas vrau veten.

Gjithçka u shënua brenda këtij lokali të vogël në fshatin që ndodhet disa km nga Vlora.

Dëshmitarët nën zë thonë se ata shkëmbyen disa fjalë, para se Shenaj të dilte e të rikthehej me një pistoletë në dorë, duke i paralajmëruar të dalin jashtë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ora-news-ne-fshatin-e-vlores-ku-ndodhi-vrasja-e-dyfishte-zbardhen-debatet-mes-te-rinjve-para-krimit