Ora News - Pagesë papunësie për naftëtarët, skema e qeverisë për të zgjidhur krizën në ARMO

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pagesa e papunësisë për naftëtarët e uzinave të ARMO-s në Fier e Ballsh po diskutohet nga ekzekutivi si një zgjidhje emergjente për krizën e re që ka përfshirë sektorin. Skemën e re e zbuloi prefekti i Fierit, Baki Bala, pas valës së protestave që kanë nisur naftëtarët e dy uzinave.

Qeveria po diskuton mundësinë për tu lidhur pagesë papunësie naftëtarëve të uzinave të ARMO-s në Fier e Ballsh të cilët prej tre muajsh kanë mbetur të papunë, pas largimit të kompanisë IRTC.

Prefekti Baki Bala flet për një plan të ekzekutivit për zgjidhje afatgjatë, jo vetëm për punëtorët por edhe për uzinat e cilësuara pasuri kombëtare.

Baki Bala: Qeveria shqiptare është duke punuar për pagesë papunësie për ta, si zgjidhja më e shpejtë me qëllim marrjen e masave për qëndrueshmërinë dhe zgjidhje më afatgjata.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pagese-papunesie-naftetaret-skema-e-qeverise-te-zgjidhur-krizen-ne-armo

Free Traffic Exchange