Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mazhoranca i është përgjigjur opozitës duke hedhur poshtë çdo mundësi që të pranohet amendimi i Kushtetutës në mënyrën sesi zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm.
Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, teksa njoftoi se nesër nis procedura për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, tha se nuk do të ketë kompromis në kurriz të Kushtetutës.
Manja: Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë lloj kompromisi në kurriz të Kushtetutës së vendit që e kemi miratuar bashkarisht dhe me vullnet të plotë me 140 vota.
Por kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, tha se propozimi i opozitës nuk është lojë politike, ndërsa sipas saj refuzimi fakton që ata që ajo i quan "sekte kriminale", nuk duan drejtësi të pakapur.
Kryemadhi:Mosmarrja përsipër tregon hapur që PS është në favor të gjithë propozime që kemi bërë ne por sekti kriminal i rilindjes do të jenë ata që do ta drejtojnë për të mos ndodhur kjo gjë. Ne duam që të zbatohet reforma në drejtësi, i vetmi njeri që ka kapur reformën në drejtësi dhe e ka përdorur për interesat e veta është zoti Rama.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kryeprokurori-mazhoranca-refuzon-propozimin-e-opozites-amendimin-e-kushtetutes