Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për partinë më të madhe të opozitës, Vettingu i nisur në polici nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, është thjesht propagandë.
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani tha se publikimi në disa media i lidhjeve të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe disa zyrtarëve të lartë të Policisë së Shtetit me trafikun e drogës, janë fakte të reja që provojnë se në polici nuk po ndodh Vetting, por zëvendësimi i një kupole mafioze me një tjetër. Sipas tij në polici po ndodh rokada nga Habilajt tek Xhafajt.
Ristani: Sipas raportit zyrtar të shërbimit sekret, 128 oficerë policie, përfshirë edhe drejtues të lartë të saj, kanë marrë pjesë dhe kanë përfituar nga trafiku i kanabisit.
Deri tani nuk është bërë publike asnjë masë e marrë ndaj tyre, ndërsa tre drejtues të policisë në qarqe, të akuzuar për lidhje me Habilajt dhe Tahirin, janë në arrati.
Urdhri i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, për pezullimin e oficerit të përfshirë në trafikun e kokainës është veç një nga masat propagandistike, sepse media raporton se Julian Balliu është arratisur, njësoj si tre drejtuesit e tjerë të lartë të policisë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vettingu-ne-polici-ristani-po-behet-vetem-zevendesimi-i-nje-kupole-mafioze-me-nje-tjeter