Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Fëmijët që vuajnë nga diabeti do të përfitojnë fishat falas. Ishte premtimi i kryeministrit Rama për lehtësimin e kësaj kategori që vuan nga sëmundja e heshtur. Kjo do të thotë se rimbursimi do i kursejë të vegjëlve diabetikë, 6 deri në 10 mijë lekë në muaj.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu pa nga afër procedurën e marrjes së fishave falas në farmacinë e rimbursimit të QSUT-së.
Pacientët nuk do të kenë të nevojshme marrjen e fishave çdo muaj apo çdo dy muaj sikurse ndodh me barnat e rimbursueshme, por do ti tërheqin deri në 6 muaj sasinë e plotë, pas rekomandimit nga mjeku I familjes, pranë farmacive të spitaleve.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fishat-e-diabetit-falas-femijet-deri-ne-18-vjec