Report TV siguron videon ekskluzive të grabitjes te hipoteka në Tiranë

2018-05-10 0

REPORT TV ka siguruar videon e momentit të grabitjes së bankës së nivelit të dytë brenda ambienteve të Hipotekës në Tiranë mesditën e djeshme. Autori i maskuar dhe armatosur grabiti bankën dje në orën 14:00 nën kërcënimin e armës.
Autori i ngjarjes, një i ri rreth moshës 25-vjeç ka përdorur një kapele në kokë ndërsa në brez ka pasur armën e zjarrit tip pistoletë. Në momentin kur ka hyrë në ambientet e Hipotekës, fillimisht ka neutralizuar rojen e institucionit, ndërsa më pas i është drejtuar sportelit të bankës private ku i ka drejtuar armën arkëtares.

Punonjësja e bankës, në kushte terrori, pasi është kanosur nga autori i cili i ka thënë "më jep lekët ose të vras" dhe në një moment me qytën e armës ka qëlluar xhamin e bankës i cili ka pësuar plasaritje, ka hapur kasafortën dhe kanë nxjerrë prej aty rreth 300 mijë lekë të reja duke ia dhënë autorit.