Report TV - PS refuzon amendamentin kushtetues të opozitës

2018-05-10 0

Partia Socialiste ka reaguar pas kërkesës së opozitës për ndryshimin e Kushtetuës dhe ligjit lidhur me zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm. Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, flet për amendimin kushtetues të opozitës dhe KLGJ e KLP.

Manja deklaroi prerë se nuk do të ketë asnjë kompromis me opozitën për ndryshime kushtetuese. "Nuk do të ketë asnjë kompromis mbi Kushtetutën e miratuar me 140 vota. Neser jemi në ditë normale pune në Komisionin e Ligjeve. Opozita nuk mund të na bllokojë politikisht. Ka mekanizma zhbllokues për komisionin ad hoc", tha Manja.

Më tej, deputeti socialist deklaroi se mazhoranca është në fazën e zbatimit të Reformës në Drejtësi, dhe se nesër Komisioni i Ligjeve hap procedurat për KLP dhe KLGJ, duke ftuar opozitën t'i bashkohet procesit për zbatimin e kësaj reforme të rëndësishme.

Free Traffic Exchange