Ora News - Në filialin e bankës dyshohet se u vodhën 5 mln lekë, pranga një polici privat

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy efektiva të policisë private po hetohen në lidhje me grabitjen e sportelit të bankës brenda Hipotekës së Tiranës pas mesditës së hënë.

Burimet zyrtare thanë se njëri prej policëve, me iniciale F.F, 48 vjeç, u arrestua në flagrancë menjëherë pas ngjarjes për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Ndërkohë pas hetimeve të para u procedua në gjendje të lirë shtetasi R. K., 61 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë operator i qendrës së kontrollit SHPSF- së.

Dy efektivat e sigurisë private, akuzohen për ngjarjen e ndodhur rreth orës 14:05 të së hënës, brenda godinës së Zyrës së Regjistrimit të Pasurive një person me kapuç, ka vjedhur nën kërcënimin e armës një sasi lekësh në Agjensinë e filialit të një Banke te Nivelit të Dytë.

Ky sportel mësohet se ka qenë në ruajtje të efektivit të policisë private me iniciale F.F, tashmë i arrestuar.

Kqyrja e kamerave të sigurisë por edhe pyetja e dëshmitarëve ka zbardhur faktin se grabitesi i veshur me rroba të zeza me një kapuç e kapele me strehë në kokë ka hyrë në ambientet e brendshme i ka drejtuar armën policit privat me iniciale F.F dhe e ka mbështetur atë tek muri. Autori u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos lëviznin dhe është afruar tek sporteli nr. 3 duke i ka drejtuar armën arkëtares.

Sipas dëshmitarëve me pistoletën e drejtuar në fytyrë, grabitësi i ka bërtitur arkëtares me fjalët ?Lekët se të vrava? por pasi punonjësja nuk ka bërë asnjë veprim, autori ka goditur xhamin me tytën e armës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/leket-se-te-vrava-grabitja-e-bankes-qe-zgjati-2-minuta-e-30-sekonda