Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në shërbimin e Pediatrisë 11 fëmijë janë prekur nga fruthi dhe po trajtohen në këtë pavion në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.
Rikthimi i fruthit duke shënuar disa raste, ka ngjallur panik tek nënat në Shqipëri. Mjekët thanë se kryerja e vaksinës trivalente garanton imunitetin e fëmijëve.
Mjekët pediatër kërkojnë nga prindërit që me urgjencë të vaksinojnë fëmijët 1 vjeç. Vaksina trevalente e njohur si MMR, përfshin mbrojtjen nga fruthi, rubeola dhe parotiti që ne e njohim ndryshe shytat.
Natasha Ajazi: ?Një fëmijë që është vaksinuar më këtë vaksinë edhe po të jetë periudha e epidemisë së fruthit nuk preket më. Fruthi le imunitet të përhershëm por një fëmijë i moshës 1 vjeçare që është i pavaksinuar me këtë vaksinë është më i rrezikuar nga pjesa tjetër e komunitetit. Është mosha më e pambrojtur.?
Disa nga shenjat e fruthit janë temperaturë e lartë, kollë, njolla të kuqe në lëkurë, skuqje të syve e dhimbje fyti.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rikthimi-i-fruthit-mjeket-pediater-vaksinoni-femijet-1-vjec-eshte-urgjente