http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata Administrative rrëzoi padinë e Rovena Gashit kundër kryeprokurores Arta Marku. Gashi paditi Markun pasi kjo e fundit e shkarkoi nga detyra e kreut të njësisë së dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme.
Mbrojtësi i saj ligjor tha se do ankimojë vendimin, pasi Gashi u shkarkua pa asnjë motivacion.
Gjata tha se vendimi do të apelohet brenda 5 ditëve, ndërsa më 31 janar, Gjykata pritet të shqyrtojë në themel padinë e Gashit ndaj kryeprokurores.
Arta Marku u padit penalisht dhe nga bashkëshorti i Rovena Gashit, ish-kryeprokurori i Elbasanit, Dritan Gina.
Në padinë e depozituar te Krimet e Rënda Gina kërkoi pezullimin nga detyra të Kryeprokurores Arta Marku dhe urdhërimin e kryerjes së ekspertizës psikiatriko-ligjore.