Gjykata Administrative rrezon Rovena Gashin

2018-05-10 0

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë nuk i dha të drejtë prokurores Rovena Gashi, e cila kishte kërkuar pezullimin e vendimit për shkarkimin e saj nga kryeprokurorja Arta Marku.

Gashi u përfaqësua në seancë nga avokati Çlirim Gjata. Ai argumetoi se urdhëri i Markut është i paligjshëm dhe ka për synim dëmtimin e Rovena Gashit në procesin e vetingut.

Pritet që Gashi të bëjë ankimim për vendimin e Shkallës së Parë. Ndërsa në ditët në vijim pritet të fillojë procesi në themel i çështjes. Disa ditë më parë Marku largoi nga detyra edhe bashkëshortin e Gashit, Dritan Ginën, i cili drejtonte Prokurorinë e Elbasanit. Ai kallëzoi në Prokurori për shpërdorim detyre shefen e tij dhe kërkoi ekspertim mjeko-ligjor për gjendjen e saj mendore.