http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Hetuesit ende janë në kërkim të grabitësit të bankës në zyrat qendrore të hipotekës në Tiranë.
Ndonëse kamerat e sigurisë kanë filmuar çdo lëvizje, e vetmja provë që ka policia është çadra e përdorur prej tij.
Burime pranë uniformave blu, thanë se pak para se të hynte në ambientet e Hipotekës grabitësi mbante një çadër, të cilën e la në vendngjarje. Por edhe për këtë detaj nuk ka shumë të dhëna, pasi ai mbante doreza.
Ekspertët të cilët kanë në dorë kamerat e sigurisë thanë se grabitja ndodhi brenda 2 minutave, ndërsa agresori arriti të kërcënonte, duke i vënë pistoletën në kokë sportelistes.
Nga të dhënat paraprake, bëhet fjalë për 500 mijë lekë të grabitura, por ende nuk ka një shumë zyrtare të dhënë nga policia.
Por pavarësisht ngjarjes së një dite më parë, një tjetër rast u shënua mëngjesin e kësaj të marte.
Po brenda të njëjtave zyra një person i vodhi portofolin një qytetareje, ndërsa për rastin ende nuk ka asnjë të ndaluar.