Ora News - Gjirokastra, kandidate në listën e 7 vendeve më të rrezikuara të vitit 2018

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Fenomeni i rrëshqitjeve të dherave si rasti i fundit në kodrën në lagjen ?Punëtori? por dhe ndërhyrjet infrastrukturore të cilësuara të pa studiura dhe ato jo profesionale të restaurimit konsiderohen nga ekspertët si këmbana alarmi për qytetin e mbrojtur nga UNESCO.

Mbi këto problematika një grup ekspertësh kanë propozuar përfshirjen e Gjirokastrës, krahas një Kishe Postbizantine në Voskopojë në listën e 7 vendndodhjeve më të rrezikuara të Trashëgimisë Kulturore në Europë për vitin 2018.

Lista që pritet të publikohet së shpejti hartohet çdo dy vjet nga organizata Europa Nostra dhe Instituti i Bankës Europiane për Investime

Kreshnik Merxhani: ?Nuk mund të biem në vendimmarrje segmentare, ku diku nërhyhet pa një plan menaxhimi, rrisqesh, masash dhe prioritetesh se çfarë ka nevojë qyteti.?

Ndërsa për arkitekten dhe arkeologen Lida Miraj rreziku më i madh për Gjirokastrën sipas saj është projekti i Bypass-it, të cilin nuk nguron të quajë skandaloz

Lida Miraj: "Unë uroj që projekti i Bypass-it të anullohet sepse është skandal për Gjirokastrën.?

Në rast të përfshirjes në këtë listë të pasurive të rrezikuara, Gjirokastra do të përfitonte për dy vjet mbështetje dhe ndërhyrje nga skuadrat më të specializuara të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/gjirokastra-kandidate-ne-listen-e-7-vendeve-me-te-rrezikuara-te-vitit-2018

Free Traffic Exchange