Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pritet që pas datës 1 shkurt të nisë aksioni në gjithë vendin duke marrë masa për të gjithë debitorët që nuk kanë paguar faturat e ujit ose që kanë bërë lidhje të jashtëligjshme.
Duke theksuar rëndësinë e këtij aksion, prefekti i qarkut Berat ka mbajtur një mbledhje me gjithë drejtuesit e institucioneve vendore duke u bërë thirrje që asnjë institucion dhe punonjës i administratës shtetërore të mos jetë debitor.
Harilla Dafa: ?Të gjithë instituticionet dhe abonentët e privatë të kryejnë pagesat të bëjnë shlyejnë të gjitha detyrimet që kanë pasur dhe të vijojë ashtu si me energjinë elektrike.?
Dafa ka deklaruar se do të jetë në krye të këtij aksioni, duke vendosur datën 25 Janar si afatin e fundit për të dhënë informacion ndaj detyrimeve të ujit të pijshëm.
Harilla Dafa: ?Neve kemi nxjerrë urdhërin e prefektetit i cili ka vendosur afate për të dhënë informacione në lidhje me detyrimet e instituticioneve dhe punonjësit e këtyre instituticioneve, dhe duhet të bëjnë aplikimin pranë instituticioneve përkatëse që janë Ujësjellës Kanalizime.?
Prefekti Dafa u ka bërë gjithashtu apel edhe drejtuesve të Ujësjellësave që të kontrrollojnë dhe monitorojnë humbjet në rrjet.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/uji-i-pijshem-dafa-te-gjithe-punonjesit-e-administrates-shteterore-te-paguajne-faturat