Raporti për Njëqind ditët e para të qeverisë ‘Rama 2’ më shumë ankesa për drejtësinë dhe arsimin

2018-05-10 0

Njëqind ditët e para të qeverisë ?Rama 2? përkojnë edhe me zbatimin e platformës unike për bashkëqeverisjen me qytetarët. Shqiptarja.com publikon raportin e parë të bilancit dhe treguesve të zbatimit të platformës së bashkëqeverisjes ?Shqipëria që duam", për periudhën dymujore 6 tetor-6 dhjetor 2017.

Një tregues i rëndësishëm i pasqyruar në raport është edhe numri ankesave të qytetarëve sipas ministrive të linjës. Me anë të një dritareje të posaçme në platformë, qindra qytetarë, në harkun kohor të dy muajve, kanë shprehur qëndrimin e tyre kritik lidhur me reformat, projektet dhe çështje të aktualitetit të qeverisjes, me qëllim për të luftuar sëbashku me qeverinë sjelljen abuzive të strukturave të shtetit ose zyrtarëve të caktuar lidhur.

Ky tregues mund të jetë gjithashtu në bazë për kryeministrin Edi Rama, për të ndërmarrë reformat më radikale dhe emergjente, në sektorët më problematikë, të pasqyruara në raport.