Report TV - Vlorë, sherr me 2 viktima, autori vret 35-vjeçarin e vetëvritet

2018-05-10 0

VLORE-Dy persona kanë mbetur të vdekur në fshatin Gjorm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:45 të mbrëmjes së sotme në një lokal. Viktimat janë Mariglen Memaj 35-vjeç dhe Artiol Shenaj 31 vjeç.Nga të dhënat e para mësohet se Artiol Shenaj pas sherrit ka vrarë me armë zjarri Mariglen Memajn, ndërsa më pas është larguar për në banesën e xhaxhait të tij duke u vetëvrarë.

Mariglen Memaj nga të dhënat e parë dyshohet se ka qenë i hetuar për trafik droge në Itali më parë, ndërsa kishte një muaj që ishte rikthyer nga vendi fqinj. Memaj dhe Shenaj njiheshin me njëri tjetrin, ndërsa dyshohet se kishin një konflikt të vjetër. Memaj ka qenë duke pirë kafe në lokal kur është qëlluar nga Shenaj i cili kishte vetëm tre ditë që ishte kthyer nga Franca ku kishte qenë dënuar për vjedhje, ndërsa dyshohet se ka qene me probleme mendore.

Free Traffic Exchange