Ora News - Aksidentet, gjatë 2018 ndërhyrje në sinjalistikë dhe ndërtim mbikalimesh

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Akset Fushë-Krujë Milot dhe Kukës Morinë përcaktohen si dy segmentët më problematikë në vend përsa i përket me sigurisë rrugore. Përgjegjësi për sigurinë rrugore në Autoritetin Rrugor Shqiptar shpjegon se gjatë këtij viti në këto dy akse do të ndërhyhet rrënjësisht për vendosje sinjalistike dhe ndërtim mbikalimesh. Ndërkohë që Banka Botërore do të ndërhyjë në 6 akse të tjera kombëtare. Vetëm në 11 muajt e vitit 2017 janë regjistruar 206 viktima nga aksidente dhe mbi 2200 të plagosur.

206 persona kanë humbur jetën nga aksidentet e vitit 2017 ndërsa 2235 kanë mbetur të plagosur. Ndër akset më problematikë ku dhe ngjarjet e rënda kanë qenë më të shpeshta janë Fushë Krujë ?Milot dhe Kukës Morinë.

Për shkak të këtyre të dhënave dhe investimet në këto rrugë do të jenë prioritet për këtë vit. Përgjegjësi për sigurinë rrugore në Autoritetit Rrugor Shqiptar deklaron se vetëm për ndërtim mbikalimesh në këto segmente janë parashikuar rreth 400 mln lekë kjo dhe për vetë faktin se shpesh aksidentet kanë ndodhur prej kalimit të këmbësorëve në autostradë.

Spartak Tarka, përgjegjës për sigurinë rrugore ARRSH: Për ndërtimin e mbikalimeve në aksin Fushë Krujë-Milot dhe Kukës-Morinë, është një segment që është problematik sa i takon sigurisë së këmbësorëve dhe drejtuesve të automjeteve. Ka një shumë të parashikuar rreth 400 milion lekë ku do të ndërtohen disa mbikalime që do të shërbejnë për të kaluar njerëzit dhe për të mos pasur më aksidente rrugore siç kanë ndodhur deri tani.

Banka Botërore e ka ngritur shpesh si shqetësim faktin se fondet e vëna në dispozicion për sigurinë rrugore nga buxheti i shtetit janë të pakta dhe për të rritur sigurinë ka parashikuar një fond prej 60 mln eurosh për Shqipërinë. Teksa është kërkuar ndërhyrja në të paktën 6 segmente.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/aksidentet-gjate-2018-nderhyrje-ne-sinjalistike-dhe-ndertim-mbikalimesh#.Wl0Af4N_TpM.facebook