Ora News - Vriten dy persona në Vlorë pas një sherri në lokal

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Gjormë të Vlorës, ku dy persona janë vrarë me armë zjarri.

Vrasja e dyfishtë ka ndodhur në orët e mbrëmjes së sotme pas një përleshje në lokal.

Mësohet se viktimat janë shtetasit Mariglen Memaj 32 vjeç dhe Artion Shehaj 37 vjeç, ky i fundit i sapo dalë nga burgu.

Edhe 32 vjeçari Memaj ka pasur precedentë të mëparshëm penalë në fushën e narkotikëve.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, nuk ka ende detaje rreth rrethanave apo shkaqeve të krimit të rëndë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vriten-dy-persona-ne-vlore-pas-nje-sherri-ne-lokal