Ora News - Krisja e pallatit 5 katesh në Gjirokastër, banorët mund të rikthehen në banesa

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banorët e pallatit 5 katesh në Gjirokastër që pësoi krisje për shkak të punimeve për një ndërtesë tjetër, mund të kthehen në banesat e tyre.

Burime konfidenciale për Ora News nga Shërbimi Gjeologjik i Tiranës bëjnë me dije se zona do të monitorohet nga gjeologët dhe bashkia, ndërsa zhvillimi i projekteve për kthimin në normalitet do të bëhet me etapa, si mure, pilota, etj.

Këto masa do të përcaktohen nga projektuesit dhe inxhinierët e fushës, ndërsa studimi pritet të mbërrijë nesër në Gjirokastër.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/krisja-e-pallatit-5-katesh-ne-gjirokaster-banoret-mund-te-rikthehen-ne-banesa