Kosovë, përkujtohet masakra e Reçakut - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kosova përkujtoi sot 19 vjetorin e njërës prej masakrave më të mëdha në të cilën mbetën të vrarë 44 persona.



Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli ishin në Re?ak ku dhanë mesazhet e tyre në të cilat theksohej nevoja që drejtësia të vihet në vend.



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se në Reçak u vërtetua edhe më mirë politika serbe e terrorit sistematik, e gjenocidit shtetëror dhe krimit kundër njerëzimit.



?Së shpejti do të kremtojmë 10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Brenda kësaj dekade janë shënuar të arritura të jashtëzakonshme në procesin e shtet-ndërtimit dhe konsolidimit të pavarësisë. Kosova është tregim i suksesshëm i bashkëpunimit të institucioneve të Kosovës dhe përkrahjes ndërkombëtare. Jemi bërë faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon, shtet demokratik, ku çdo qytetar është i barabartë, pa dallim etnie, kulture apo religjioni. Miqësinë e ndërtuar me miqtë dhe aleatët tanë, në kohë të vështira dhe në ditët e mira, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet e BE-së, e ruajmë dhe e kultivojmë si vlerë të përhershme?.



Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se ne asnjë rast nuk duhet humbur besimi tek e drejta.



?Kur jam këtu, e di që jam në Krushë, që jam në Meje, që jam çdo kund në Kosovë. Rruga jonë e lirisë nuk ka qenë e lehtë. Deri në liri kemi shumë dhimbje, shumë vuajtje, shumë flijime, njëkohësisht edhe rruga jonë për shtetin e Kosovës nuk është e lehtë, por nëse besojmë në të drejtën tonë ja dalim dhe do t?i mbetemi çdoherë besnik të drejtës sonë. Lavdi e përjetshme?!



Sipas Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, beteja e Reçakut ende nuk ka përfunduar dhe se mosndëshkimi i kriminelëve është turp për drejtësinë ndërkombëtare.



?Ky është turp për drejtësinë ndërkombëtare, mosndëshkimi i kriminelëve po tregohet tepër inkurajues për ta për tu kthyer prapë në vendin e krimit. Së fundi njëri prej tyre, lëshoj edhe disa kërcënime duke thënë se po ndërtojnë edhe sisteme raketore me rreze veprimi që kapin gjithë territorin e Kosovës dhe prapë bashkësia ndërkombëtare qëndron e heshtur. Le të kërcënojnë sa të duan, një gjë duhet ta mbajmë mend secili, kurrë më Serbia nuk ka për tu kthyer në Kosovë. Dhe një mesazh është po ashtu për Serbinë plakë, mos ta provojnë edhe një herë të kthehen se më nuk do të ndalemi deri në Nish?.



Pamjet e masakrës se Reçakut bënë xhiron e botës dhe tronditën mbarë opinionin publik. Ato ishin dhe një shtysë më shumë në vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ndërhyrë ushtarakisht në Kosovë.