Ora News - Nis sesioni parlamentar, Ruçi: Inkurajoj palët që miratojmë reformat integruese

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ka nisur sesioni i ri parlamentar, ku kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka përshëndetur të gjitha grupimet parlamentare për miratimin me konsensus të disa reformave.

Ruçi: Mbyllëm një sesion ku gjatë tij u zhvillua një debat kuvendor plot 135 orë, nga të cilat 53 orë mazhoranca dhe mbi 60 orë mazhoranca. Mbyllën një sesion ku pavarësisht polarizimit, grupimet politike miratuan me konsensus ngritjen e tre organeve të vettingut, miratuan ngritjen e komisionit për reformën elektorale, miratuan me konsensus rezolutën për dhunën në familje dhe atë për objektivat dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Akte këto për të cilat do të përshëndesja të gjitha grupimet politike.

Para së gjithash ky sesion do të nisë me disa çështje thelbësore; miratimin e 5 anëtarëve të Kolegjit Gjyqësor, 5 anëtarëve të KLP-së, miratimin e Kryeinspektorit të lartë të Drejtësisë, miratimin e reformës elektorale. Ndryshimet ligjore për të implementuar 5 vendime të Gjykatës Kushtetuese.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nis-sesioni-i-parlamentar-ruci-inkurajoj-palet-qe-miratojme-reformat-integruese