Ora News - Zgjedhja e Kryeprokurorit, PD mbledh firmat për të ndryshuar Kushtetutën

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Opozita kërkon ndryshimin e Kushtetutës dhe ligjit në bazë të të cilit zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm, ndërsa amendamenti ndërpret mandatin e Prokurorit të përkohshëm. Amendamenti mban firmën e deputetëve të Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe partive aleate, ndërsa thuhet se ka për qëllim dhënien fund antikushtetueshmërisë në të cilin sipas tyre ndodhet ky institucion.

Opozita kërkon ndërprjen e mandatit të Prokurores së Përgjithshme të përkohshme Arta Marku, ndërsa ka propozuar ndryshimin e Kushtetutës dhe ligjit, në bazë të të cilit zgjidhet kreu i akuzës.

Amendamenti mban firmën e deputetëve të Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe partive aleate, ndërsa thuhet se ka për qëllim dhënien fund antikushtetueshmërisë së zgjedhjes së Kryeprokurorit.

Demokratët argumentopjnë se ka vakum kushtetues dhe ligjor, ndaj në amendament kërkojnë 3/5 e votave në Kuvend dhe vetting për Kryeprokurorin e përkohshem derisa të ngrihet Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

?Prokurori i Përgjithshëm në detyrë i përfundon koha e qëndrimit në detyrë të nesërmen e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Deri në zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm sipas procedurës së parashikuar në nenin 148/a të Kushtetutës, funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm do të ushtrohen nga një prokuror i caktuar nga Kuvendi, me tre të pestat e anëtarëve të tij, mes kandidaturave të propozuara nga Gjykata Kushtetuese, për një mandat të përkohshëm".

Demokratët propozojnë edhe mekanizmin zhbllokues në rast moskonsensusi.

?Nëse Kuvendi nuk arrin shumicën e caktuar për zgjedhjen brenda 10 ditëve nga propozimi, kandidati i rendit i pari, që ka kaluar me sukses procesin e rivlerësimit kalimtar sipas ligjit, konsiderohet i emëruar?.

Ndërkohë opozita rendit dhe arsyet, pse sipas tyre kryeministrit Rama i duhet një Prokuror i Përgjithshëm i përkohshëm nën kontroll.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/seanca-e-pasdites-pd-mbledh-grupin-parlamentar

Free Traffic Exchange