“Celesi” i artistit shqiptar ne Itali

2018-05-10 3

Sot një nga qytezat e Italisë identifikohet më këtë vepër monumentale. ?Chiave? ?Çelësi? i vendosur në Cervinara, në afërsi të Napolit është krijimi i shqiptarit Alfred Mirashi Milot.

20 metra e lartë, e çeliktë, ajo është vendosur në hyrje të qytetit. Është mirënjohja e artistit për vendin që i hapi derën 26 vite më parë.

Në një pjesë të krijimtarisë së tij, çelësi është një element të cilin e ndesh shpesh. Në rastin konkret forma në shkronjën e ?u-së? tregon se ai i Cervinarës? e kreu detyrën e tij.

Ky çelës i kapërceu kufijtë e një vepre monumentale. Historia e Alfred Mirash Milotit tërhoqi vëmendjen e mediave italiane, edhe për mesazhin që ai i jep botës ku një nga sfidat e saj është emigracioni. ?Çelësi? si simbol është vendosur në fanellat e ekipit amator të qytezës dhe një shkollë atje quhet ?La Chiave di Cervinara?.

Të njëjtin simbol, artisti do ta çojë edhe në Kinë, ku prej kohësh është angazhuar si pedagog i pikturës në Universitetin e Jinan-it.

Tv Klan

Free Traffic Exchange