Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sekretari i përgjithshëm i Kuvendit të Shqipërisë i dërgon Komisionit të Ligjeve listën me tre kandidatët e kualifikuar nga Shoqëria Civile për të qenë anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Sipas dokumentit të publikuar nga Kuvendi, tre kandidatët e kualifikuar për të vazhduar garën, pas vlerësimit dhe shqyrtimit të dokumentacionit janë renditur konkretisht: Alfred Balla, me 80 pikë, Andi Muratej me 79 pikë dhe Mimoza Qinami me 78 pikë.
Nga ana tjetër, Kuvendi njofton se 12 kandidatë janë përjashtuar nga gara në raportin e vlerësimit të hartuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit.
Raporti së bashku me listën e kandidatëve të kualifikuar dhe listën e kandidatëve të skualifikuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, si dhe dokumentacioni për secilin kandidat, i është më 15 janar 2018 Komisionit të përhershëm përgjegjës për çështjet ligjore në Kuvend.
Gjithashtu Kuvendi bën me dije se Komisionit të Ligjeve i është vënë në dispozicion edhe kopje e raportit të ONM për vlerësimin e kandidatëve për KLP nga shoqëria civile së bashku me dy listat e hartuara.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lista-me-3-kandidate-klp-tek-ligjet-permbyset-ajo-e-avokatit-te-popullit