Ngrin fondi për të përndjekurit - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të gjithë trashëgimtarët e ish të dënuarve dhe burgosurve politik që ende nuk kanë përfituar dëmshpërblim, do të duhet të presin. Qeveria ka ngrirë fondin për këtë kategori, pasi është në diskutim lidhur me radhën e trashëgimtarëve që duhet të përfitojnë.



Qeveria e konsideron të përfunduar dëmshpërblimin për ish të dënuarit që janë ende gjallë, ndaj radha e trashëgimtarëve mbetet për tu miratuar nga qeveria.



Ministri Arben Ahmetaj teksa beri një analizë për situatën fiskale dhe ekonomike të vendit, tha se për vitin 2017, rritja ekonomike arriti në 3.9 % duke sfiduar të gjitha parashikimet pesimiste të institucioneve ndërkombëtare.



Sa i përket diskutimit lidhur me përfundimin e dy investimeve kryesore, siç është ai i TAP dhe Devollit, ministri tha se ato do të kompensohen më operimin e tyre, ndërsa nuk do të mungojnë dhe investimet në turizëm.