http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
One stop shop Adisa, i cili përpunon dhe rrogat e gjithë punonjësve të Hipotekës ra pre e grabitjes pasditen e kësaj të hëne.
Një person i maskuar mori paratë e njërit prej sporteleve nën kërcënimin e armës.
Policia e cila mbërriti në vendngjarje tha se grabitësi ishte i vetëm dhe u largua në këmbë, por nuk përjashtohet mundësia që të jetë ndihmuar nga persona të tjerë.
Ende nuk dihet shuma e marrë prej tij, ndërsa ekspertët kanë sekuestruar kamerat e sigurisë.
Burime pranë policisë thanë se institucioni ruhet nga roje private, por sportelet nuk kanë nivel të lartë sigurie çka e ka bërë më të lehtë grabitjen. Për ngjarjen janë ngritur pika të shumta kontrolli.