Ora News - Gjirokastër, spitali ‘Omer Nishani’ pa mjekë specialistë

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mungesa e mjekëve specialistë në spitalin Omer Nishani në Gjirokastër është një problem i trashëguar ndër vite që ka vështirësuar dhënien e ndihmës mjekësore për banorët e këtij qarku.

Shumica e mjekëve që shërbejnë në këtë spital janë në prag të pensionit, ndërsa mjeku laborant mungon prej 5 muajsh.

Për ti dhënë një zgjidhje emergjente situatës, Ministria e Shëndetësisë e ka vendosur nën patronazhin e Spitalit të Traumës

Roland Karalli: "Çdo hall, mangësi që do të kemi duhet ta zgjidhim me spitalin e Traumës. Konkretisht, për punën e laboratorit unë thirra një mjek laborat nga Spitali i Traumës, erdhi pa gjendjen e aparaturës dhe të gjitha ato çka duhen i la me shkrim që ne ti kompensojmë dhe ti rregullojmë."

Për laboratorin e spitalit Gjirokastër pa zëra se do të jepet me koncension, por drejtori Roland Karalli thotë se nuk ka një vendim

Roland Karalli: "Përsa i përket aparaturave varet nga Ministria. Fillimisht na u tha që do bëhet laboratori me konçesion ndërsa nga Ministria na u tha se do porosisin reagentët për gjithë vitin."

Përpos mungesës së specialistëve, infrastruktura është një tjetër problem i spitalit më të madh në jug të vendit, ku një investime prej 123 milion lekësh në vitin 2009 nuk i zgjidhi problemet.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/gjirokaster-spitali-omer-nishani-pa-mjeke-specialiste

Free Traffic Exchange