Ora News - KQZ i jep mandatin dy deputetëve që zëvendësojnë Rakipin dhe Rehovecën

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha sot mandatin e deputetit të Kuvendit dy emrave në listën shumëemërore të cilët zëvendësojnë Aqif Rakipin e PDIU-së dhe Gledion Rehovecën e LSI-së.

Në vend të Rehovicës do të ulet përkatësisht Silva Caka nga LSI, e cila ka qenë deputete në Kuvend gjatë legjislaturës 2013-2017.

Ndërkohë, deputeti më i ri në Kuvend do të jetë Dritan Bici, i cili zëvendëson Aqif Rakipin në Qarkun e Elbasanit.

Dritan Bici ka qenë ish-kryetar i Bashkisë Gramsh, ish-kryekomunar dhe ish-kryetari i PS-së, po në Gramsh.

Vendimiu mor me 7 vota pro.

Më 5 janar 2018 KQZ i ndërpreu mandatin Aqif Rakipit dhe Gledion Rehovices pas kërkesës së prokurorisë

Projekt vendimet e KQZ:

1. Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet në qarkun Elbasan, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

2. Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim në qarkun Berat, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

3. Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për këshillat bashkiak në zbatim të ligjit nr.138/2015 ?Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike?.

4. Për verifkimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatit të listës shumemërore Z. Florenc Xhindi, për këshillin bashkiak në zbatim të ligjit nr. 138/2015 ?Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike?.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/kqz-i-jep-sot-mandatin-dy-deputeteve-qe-zevendesojne-rakipin-dhe-rehovecn