“Mos më ngatërroni me zgjedhjet në FSHF” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama e bën te qarte se qeveria nuk ka asnjë lidhje me zgjedhjet në Federatën Shqiptare te Futbollit, ku garojnë Armando Duka për një mandat të 5 dhe deputeti socialist Bashkim Fino.



Shefi i qeverisë shfrytëzoi ceremoninë e nisjes së punimeve për zyrat e reja të FSHF-së për të hedhur poshtë pretendimet se politika po tenton të kapë edhe futbollin, duke mbështetur një kandidat në zgjedhjet e 7 shkurtit.



Rama u kujdes disa herë gjatë fjalës së tij të theksonte distancimin e tij në zgjedhjet për kreun e Federatës.



Ndërkohë, presidenti aktual i FSHF-se theksoi se shpresonte te ishte përsëri ne krye te institucionit te futbollit pas 18 muajsh, kohe ne te cilën përfundonin punimet per Federatën e Re.



Investimi ne kompleksin ?Dinamo? kap vlerën e 8 milion eurove, ku përfshihet një ministadium, fushë stërvitore dhe hotel për ekipet kombëtare, si dhe ambientet e reja për administratën e FSHF-se.

Free Traffic Exchange