Alibeaj dorëzon në Prokurori dokumenta të reja për Tahirin: ‘Audi’ në bashkëpërdorim me Habilajn

2018-05-10 0

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka dorëzuar sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda disa dokumente të reja që sipas tij faktojnë lidhjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri me Artan Habilajn dhe bandën e drogës.
Alibeaj theksoi se dokumentat e dorëzuar tregojnë se makina ?Audi? është përdorur bashkarisht nga Tahiri dhe Habilaj, të paktën për një vit, nga 2 prilli i 2015-s deri më 2 prill të 2016-s.

?Ky dokument tregon dy emra, Saimir Tahiri dhe Artan Habilaj, që tregon mbi të gjitha faktin e bashkëpërdorimit të kësaj makine. Interesant është fakti se ky dokument është lidhur në 2 prill të 2015-s deri më 2 prill të 2016-s?, u shpreh deputeti demokrat jashtë ambienteve të Prokurorisë.