VIDEO e plote - kliko link - https://www.youtube.com/watch?v=INz5NpaqI3o
Avioni i linjës Bolonja-Tiranë ka bërë ulje emergjente në aeroportin e Pescarës në lindje të Italisë. Shkak për këtë ndalesë të papritur është bërë një i moshuar në bordin e avionit i cili është ndjerë keq.
Në avion ka qenë i pranishëm gazetari i Report Tv, Antonio Çakshiri i cili është bërë dëshmitar i të gjithë skenës që nga momenti kur i moshuari ka ndjerë shqetësime nga zemra e deri te ulja emergjente e avionit në pistën e Pescarës. Ndihma e parë mjekësore të moshuarit i është dhënë nga një mjek i cili fatmirësisht ndodhej në bordin e avionit.
Gazetari Çakshiri sjell edhe foto nga momenti kur të moshuarit i jepet ndihma e parë e cila ka rezultuar vendimtare për mbajtjen e tij në jetë.